Gjysma e Evropës pas talentit argjentinas, Zanetti mund të bëjë diferencën

Nga Argjentina kanë ardhur konfirmime interesimi nga ana e Interit për talentin Julian Alvarez.

Siç raporton “Ole”, Milan, Fiorentina dhe Napoli janë ekipet që do të përballen me Interin për shërbimet e Alvarez.

Në të gjithë Amerikën e Jugut djaloshi cilësohet si lojtari më i mirë momentalisht, dhe kështu “aroma” e tij ka rënë nën hundët e ekipeve “Big”.

Alvarez ka në dorë të pajtohet me një ekip në janar por transferimin mund ta bëjë vetëm në qershor pasi të skadojë kontrata.

21-vjeçari është duke shpërthyer në kampionatin argjentinas dhe kështu ka tërhequr shumë ekipe evropiane nga pas.

Interi mendon të fusë në skenë Javier Zanettin për të transferuar djaloshin .

Kujtojmë se transferimin e Lautaro “El Toro” Martinez e bëri pikërisht ai , duke u sugjeruar nga Milito por vulën e transferimit ia vendosi ish-kapiteni zikaltër./H.LL/albeu.com


Shtuar 29.10.2021 12:49