“Gjithmonë kam ëndërruar ta vesh atë fanellë”, Vidal jep sinjale largimi nga Interi

Në fund të kontratës së tij me Interin, ku u transferua në 2020/21 nga Barcelona, Arturo Vidal ka një ëndërr për të realizuar: të luajë për Flamengon.

Duke folur për “TNT Sports”, mesfushori kilian, pranoi se do të dëshironte të përfaqësonte klubin nga Rio de Janeiro.

“Gjithmonë kam ëndërruar ta vesh atë pulovër, nuk mund ta mohoj. Kur mundem dhe nëse ka kushte, firmos menjëherë, pa hezitim. Shpresoj që të jetë së shpejti. Nëse trajneri apo drejtuesit më duan mua, ne do të ulemi në tryezë për të negociuar dhe për të arritur një marrëveshje, e cila nuk duhet të jetë e vështirë”, tha ai.

“Përvojat e mia në Evropë mund të marrin fund. Nuk e di nëse është koha, por nëse ndodh, objektivi im është shumë i qartë: të fitoj gjithçka me Flamengon, të luftoj për Kupën Libertadores, që është gjithashtu një ëndërr, sepse është si Champions League. Nëse realizohet, të vazhdojmë të luftojmë dhe të jemi një lojtar i rëndësishëm”, shtoi ai.

Në Evropë, përveç Interit dhe Barcelonës, Arturo Vidal ka luajtur me  Leverkusen, Bayern (Gjermani) dhe Juventus  (Itali). /h.ll/albeu.com


Shtuar 15.03.2022 16:22