Përballja mes Gjilanit dhe Malishevës, në kuadër të javës së 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, do të nisë në orën 16:00. Gjilanasit do të presin malishevasit në stadiumin me bar artificial, ndërsa të dyja skuadrat tashmë i kanë bërë të ditura formacionet zyrtare.
Nga katër takimet e fundit, skuadra e drejtuar nga Zekirja Ramadani ka regjistruar dy fitore dhe dy barazime. Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, Gjilani kërkon të rikthehet te suksesi për të vijuar ngjitjen në renditje.
Të lidhura
None found
Edhe Malisheva e Kastriot Rexhës ka marrë dy fitore e dy barazime në katër përballjet e fundit. Synimi i saj është të fitojë, ose të sigurojë të paktën një barazim, në mënyrë që të mbajë ritmin e Prishtinës kryesuese.
Për këtë takim, të dy trajnerët kanë përzgjedhur formacionet që i vlerësojnë si më të mirat të mundshme.
Gjilani do të nisë me: Coric; Thaqi, Limani, Krivanjeva, Potoku; Boshnjaku, Morina, Bllaca; Bajraktari, Tolaj, Bilalli.
Për Malishevën do të startojnë: Kanuric; Pira, Kryeziu, Skovgaard, Bajraktari; Luma, Ndjigi; Isgandarli, Nafiu, Xhylani; Ibishi.






