Giorgio Chiellini zyrtarizohet tek ekipi tij i ri

“Giorgio Chiellini është njëri prej nesh deri në fund të sezonit 2023 dhe për klubin tonë është një mundësi unike. Ka pak lojtarë në botë me përvojën e tij”.

Njoftimi vjen nga John Thorrington, bashkë-president dhe menaxher i përgjithshëm i Los Angeles FC, një nga dy skuadrat nga metropoli kalifornian që luajnë në MLS të Amerikës së Veriut.

Los Angeles është aktualisht në krye të renditjes, me 29 pikë në 14 ndeshje dhe Chiellini mund të debutojë në ekipin e tij të ri në derbin kundër Los Angeles Galaxy më 8 korrik./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.06.2022 14:56