Afonso Rodrigues është bërë pjesë e Coimbra-s, duke i dhënë fund aventurës së tij në futbollin shqiptar. Futbollisti 23-vjeçar u nda nga Egnatia, skuadër së cilës i ishte bashkuar vetëm disa muaj më parë, dhe tani fillon një kapitull të ri në kampionatin e dytë portugez.
Me skuadrën e re, sulmuesi ka lidhur një marrëveshje dyvjeçare, e cila do të zgjasë deri në qershor të vitit 2028. Ai largohet nga Shqipëria me statusin e kampionit të “Abissnet Superiore”, një titull i fituar gjatë kohës që ishte pjesë e rrogozhinasve.
Të lidhura
None found
Gjatë periudhës së tij te Egnatia, Rodrigues u aktivizua në 16 takime. Edhe pse transferimi i tij u prit me shumë entuziazëm dhe pritshmëri të larta, kontributi i tij në fushë mbeti i kufizuar, duke realizuar vetëm një gol dhe pa mundur të regjistrojë asnjë pasim vendimtar për bashkëlojtarët.
