Formacionet zyrtare, Kosovë-Armeni

Kosova do të luajë kundër Armenisë në një ndeshje miqësore në “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi i “Dardanëve”, Alain Giresse, ka vendosur t’i jap rastin në portë Visar Bekajt, i cili është edhe kapiten për këtë duel.

Në mbrojtje do të luajnë Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova, Jetmir Haliti dhe Leard Sadriu.

Mesfusha përbëhet nga Muharrem Jashari, Eris Abedini dhe Uran Bislimi.

Ndërkohë, titullar në fazën e sulmit janë Lirim Kastrati, Valmir Veliu dhe Agon Sadiku.

Shumë prej lojtarëve do të luajnë titullar për herë të parë me fanellën e Kosovës.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Bekaj, Krasniqi, Dellova, Haliti, Sadriu, Jashari, Abedini, Bislimi, L. Kastrati, Sadiku, Veliu.

Armenia: Buchenev, Hovhannisyan, Haroyan, Mkrtchyan, Hakobyan, Dashyan, Grygorian, Harutyunyan, Shaghoyan, Bichakhchyan, Babayan.

Shtuar 16.11.2022 18:34

Tags: ,