Anna Gjebrea është surpriza e bukur e “Këngës Magjike”, çfarë pritet të ndodhë

Anna Gjebrea ka sjellë për publikun një tjetër këngë, “Just Dance”, ritme të muzikës pop dhe me mesazhin për të shijuar jetën. Vajza e këngëtarit të mirënjohur Ardit Gjebrea po fut në tregun shqiptar frymën e artistëve që bëjnë muzikë për të rinj, për adoleshentë.

Një këngë e pritur mirë dhe tejet argëtuese, ka bërë xhiron në botën virtuale. E ftuar në Abc e Pasdites me Ermal Peçin, Anna rrëfeu se është shumë e lumtur që kënga po pëlqehet dhe se xhirimet e klipit i ka kaluar mjaft mirë.

“Ndihem shumë mirë por është një përgjegjësi shumë e madhe. Duhet të punoj më fortë për tjetrën.” – shprehu Anna në lidhje me nisjen e rrugëtimit të saj muzikor.

Anna është ende duke shijuar proçesin e publikimit të këngëve të saja të para. Për të pjesëmarrja në Junior Eurovision Song Contest 2021 ishte një eksperiencë e paharrueshme, por nuk e ka menduar mundësinë për të qenë pjesëmarrëse në tjetra kompeticione shqiptare. Në intervistë me Ermalin Anna zbuloi se do të jetë pjesë e Kënga Magjike në këtë vit, do të këndoj. E ne na mbetet vetëm të presim se si do të jetë performanca e këngëtares së re.

 

Shtuar 16.11.2022 18:33