Formacionet zyrtare, AEL-Vllaznia (FOTO LAJM)

AEL-Vllaznia, ndeshja e cila do luhet sot në orën 19:00 në stadiumin e Limasolit “Cirio” po pritet me mjaft interes nga sportdashësit.

Shkodranët do japin maksimumin e tyre për të triumfuar në këtë betejë, edhe pse në letër qipriotët janë favoritë.

Një formacion surprizë nga trajneri Thomas Brdaric, i cili ka lënë jashtë loje Ardit Hoxhën, duke aktivizuar talentin Çoba.

Me një super mbrojtje dhe tre sulmues, të cilët pretendojnë të jenë fitues dhe të japin më të mirën e tyre në këtë ndeshje të parë të turit të dytë të Conference League.

Image


Shtuar 22.07.2021 18:42