Laçi-Universitatea Krajovë, formacionet zyrtare (FOTO LAJM)

Ndeshja mes Laçit dhe Universitatea Krajovës do të luhet sot në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ky takim i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Konferencës ishte planifikuar të luhej në Rumani, por për shkak të gjendjes së stadiumeve në Shqipëri (janë vetëm “Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena” që plotësojnë kushtet), u desh të ndërhynte vetë UEFA që të mos kishte përplasje në sfidën e kthimit pas një jave, kur edhe Partizani do të luajë si pritës ndaj Baselit.

Edhe pse rumunët janë favoritët në letër, kurbinasit e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro të tentojnë të marrin maksimumin nga kjo përballje.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, të cilët mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.

Image


Shtuar 22.07.2021 18:41

Tags: ,