Miu hyn në Parlament, deputetët spanjollë tmerrohen dhe ikin me vrap (VIDEO)

Një vizitor i papritur hyri në Parlamentin e Andaluzisë në Sevilje të Spanjës gjatë një senace dhe bëri që të gjithë ligjvënësit të ngriheshin në këmbë nga frika.

Miu hyri fiks në momentin kur po votohej një ligj, por gjithçka u ndërpre në mes dhe të gjithë po vraponin për ta shmangur brejtësin.

Miu ndodhej poshtë karrigeve dhe tavolinave në dyshemenë e Parlamentit.

Më pas, folësja rajonale, Marta Bosquet, e cila sapo pa miun mbuloi gojën e tmerruar, bëri thirrje për qetësi.

Tashmë videoja e deputetëve të frikësuar nga miu po qarkullon në rrjet./albeu.com

 


Shtuar 22.07.2021 18:46