Formacionet e mundshme Atalanta-Roma (FOTO LAJM)

Sot në Bergamo, në orën 15:00 do të luhet sfida Atalanta-Roma.

Ndeshja pritet të jetë e bukur dhe me emocione të mëdha pasi të dyja ekipet dhurojnë spetakël. Atalanta po kalon një formë të mirë ku tashmë është ngjitur në vendin 3-të në kuotën e 37 pikëve. Ekipi i Gasperinit është kthyer në një rrezik të vërtetë për klubet e Milanos pasi klubi i Bergamos është një nga pretendentët për Skudeton. Mungesa e vetme është Gosens për Gasperinin.

Nga ana tjetër, Roma nuk është se po kalon një periudhë të mirë. Rrugëtimi i tyre këtë sezon ka qënë i lëkundur ku nuk kanë një formë bazike në fushën e lojës. Gjithësesi për këtë gjë Mourinho thekson se i mungojnë lojtarë dhe i duhen transferime të reja. Sot fitorja do të thotë shumë pasi një 3 pikësh do e ndihmonte të qëndronte në zonën evropiane.

Mungesat e Romës janë Spinazzola, Pellegrini dhe El Shaarawy./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 18.12.2021 11:49