Sot përballja e madhe! Demokrati në hall: Kësaj i thonë hyp se të vrara, zbrit se të myta!

Kuvendi Kombëtar i Lulzim Bashës pritet të nisë ndërkohë që është me një vonesë prej 50 minutash pasi pritet ardhja e kryetarit të PD.

Një delegat pjesë e këtij Kuvendi ka folur për mediat duke deklaruar se PD gjendet në ditë të vështira por pjesmarrja e sotme në Pallatin e Kongreseve sipas tij vërteton se demokratët janë me Bashën e jo me Berishën.

“Kësaj i thonë hyp se të vrara, zbrit se të myta. A i kemi shkuar të gjithë bashkë PD-së në këto 30 vjet? Pse duhet të përçahemi? Unë sot jam këtu që PD të mos përçahet, as me Berishën, as me Bashën…”- tha ndër të tjera demokrati i Durrësit.

Pjesë nga deklarata e delegatit të Bashës:

Jam delegat i Durrësit, jam kryetar i PD dega Manëz. Jam me linjën institucionale. Unë mendoj se gjithë kjo pjesëmarrje do të thotë që shumica është me datën e sotme. Kësaj i thonë hyp se të vrara, zbrit se të myta. A i kemi shkuar të gjithë bashkë PD-së në këto 30 vjet?

Pse duhet të përçahemi? Unë sot jam këtu që PD të mos përçahet, as me Berishën, as me Bashën. Të gjithë të dalin, të votohen. Berisha ka vlerat e veta për gjithçka bërë në 30 vjet. Tani ai e mendon se është i aftë akoma në politikë.

Le të vazhdojë. Unë gjykoj se duhet ndjekur linja institucionale. Çfarë referendumi mund të quajmë ne sot? Fitohet me votë, kur në tavolinë janë të dy kundërshtarët. Plumbi i demokracisë është vota. /albeu.com/

 


Shtuar 18.12.2021 11:54