FORMACIONET / Barcelona dhe PSG startojnë me më të mirët në dispozicion

Barcelona përballet me Paris Saint-Germain në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Francë përfundoi 3-2 në të mirë të skuadrës katalunas, ndërsa sonte nga ora 21:00 do të përcaktohet se kush kalon në gjysmëfinale.

Barcelona shihet si favoritë për këtë takim, duke marrë parasysh rezultatin dhe që luajnë si vendas.

Në anën tjetër, PSG do të synojë të rikthejë gjërat në favor të tyre dhe të synojnë të kalojnë tutje.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen – Kounde, Araujo, Cubarsí, Cancelo – De Jong, Gündogan, Pedri – Lamine Yamal, Raphinha, Lewandowski.

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Mbappe, Fabian Ruiz, Dembele, Vitinha, L.Hernandez, Mendes, Barcola, Zaire-Emery.


Shtuar 16.04.2024 20:24