Foda flet për mangësitë e Kosovës: Humbëm shumë raste, në te gjitha repartet duhet të përmirësohemi

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka theksuar se skuadra që ai drejton duhet të përmirësohet në disa reparte për ndeshjet tjera.

Foda arriti fitore në ndeshjen e parë me Kosovën, duke mposhtur Armeninë me rezultat 1-0.

Pas ndeshjes, Foda theksoi se Kosova ka problemi në mesfushë dhe nuk u shpreh i kënaqur as me konkretizimin e rasteve, ndërsa theksoi se i skuadrës i nevojiten përmirësime në disa reparte.

“Kemi krijuar shumë raste, në përgjithësi ka qenë mirë. Në ndërtimin e lojës duhet të përmirësohemi. Kundërshtari kishte shumë raste në kundërsulme”.

“Në te gjitha repartet duhet të përmirësohemi. Problemi i vetëm ishte ne mesfushë, edhe në konkretizimin e rasteve duhet të punojmë sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam”, ka thënë Foda.

Kosova do të zhvillojë edhe një miqësore tjetër, ku për kundërshtar do të ketë Hungarinë pas katër ditësh. /Telegrafi/


Shtuar 22.03.2024 20:41