Hansi Flick e ka përfshirë mbrojtësin e Leipzigut, Castello Lukeba, mes alternativave kryesore në rast se Barcelona vendos të afrojë një qendërmbrojtës të nivelit të lartë, sipas gazetarit spanjoll Gerard Romero.
Të lidhura
None found
Francezi 23-vjeçar ka marrë një rol kyç te skuadra gjermane që nga transferimi i tij në vitin 2023 dhe tashmë numëron më shumë se 100 ndeshje zyrtare me Leipzigun.
Aftësitë atletike, loja me këmbën e majtë dhe kontributi në nisjen e aksioneve e bëjnë Lukebën një kandidat të përshtatshëm për të pasuar në planin afatgjatë Inigo Martinezin në mbrojtjen e Barcelonës.
Gjithsesi, arritja e marrëveshjes pritet të jetë e ndërlikuar. Pas largimeve të fundit të emrave të rëndësishëm si Yan Diomande dhe Lois Openda, Leipzigu nuk dëshiron të humbasë një tjetër titullar.
Kontrata e Lukebës është e vlefshme deri në vitin 2029, ndaj klubi gjerman e kontrollon plotësisht situatën dhe pritet të kërkojë një shumë ndjeshëm më të lartë se 50 milionë euro për kartonin e tij.
Megjithatë, objektivi kryesor i Barcelonës për momentin në afatin kalimtar mbetet afrimi i një sulmuesi të ri. Julian Alvarez i Atlético Madridit vazhdon të kryesojë listën e dëshirave të klubit katalanas.
