Fiton zemrat e tifozëve në Amerikë, Myrto Uzuni iu dhuron autografe dhe fotografohet pranë tyre (FOTO+VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve të Austin në MLS. Në ndeshjen e fundit, ai dha një asist vendimtar në barazimin 3-3 me Toronton.

Pas përfundimit të sfidës, 30-vjeçari shkoi në tribuna për të takuar disa tifozë dhe për t’ju dhënë autografe.

Të lidhura

None found

Një prej tyre kishte veshur fanellën e Kombëtares, si dhe një kapele me flamurin shqiptar. Një tjetri i firmosi fanellën e Shqipërisë dhe flamurin kuqezi.

 

Videoja është publikuar në profilin e Austin me mbishkrimin: “Shumë dashuri për Shqipërinë”.

 

 


Shtuar 20.04.2026 10:41