Ferran Torres nis aventurën te PSG-ja me një mesazh të qartë për Barcelonën

Ferran Torres është zyrtarisht pjesë e Paris Saint-Germainit. Sulmuesi spanjoll 26-vjeçar u transferua nga Barcelona të shtunën për një shumë prej rreth 50 milionë eurosh.

Të lidhura

None found

Ish-futbollisti i Barcelonës ka firmosur kontratë me klubin francez deri në vitin 2031. Në prononcimet e para pas zyrtarizimit, ai shpjegoi edhe arsyet që e shtynë të largohej nga skuadra katalanase.

Një nga objektivat kryesorë të Torresit është fitimi i Champions Leagues, trofe të cilin ende nuk e ka në karrierën e tij. Sipas tij, PSG-ja përfaqëson një mundësi të rëndësishme për ta arritur këtë synim.

“Paris-Saint Germaini është klubi ideal për ta fituar Ligën e Kampionëve”, deklaroi Torres në fjalët e tij të para si lojtar i skuadrës parisiene.

Spanjolli theksoi gjithashtu se e bindën grupi i ri i lojtarëve dhe forma e fundit e PSG-së, që tashmë konsiderohet një prej pretendenteve kryesore për trofeun më të rëndësishëm të futbollit evropian.

Roli i Luis Enriques ishte një tjetër element me peshë në vendimin e tij. Torres e kishte pasur trajner spanjollin gjatë periudhës me Kombëtaren e Spanjës dhe pranoi se besimi i marrë prej tij kishte ndikuar në përparimin e karrierës ndërkombëtare.

Kalimi në Paris i jep fund qëndrimit katër vjet e gjysmë të Torresit te Barcelona. Ai u bashkua me klubin katalanas në janar të vitit 2022, kur mbërriti nga Manchester City për 55 milionë euro, plus bonuse.

Gjatë sezonit 2025/26, sulmuesi realizoi 21 gola dhe regjistroi tri asistime në 49 ndeshje në të gjitha garat, përpara se të niste kapitullin e ri me PSG-në.


Shtuar 15.08.2026 19:40

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetlike girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetcasibomJojobet Girişa