Feronikeli ’74 dhe Llapi e mbyllën në barazim pa gola përballjen e vlefshme për javën e nëntë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Të lidhura
None found
Llapi e gjeti rrjetën në pjesën e parë, por realizimi i Aris Sorensenit në minutën e 10-të u anulua. Në aksionin paraprak, mbrojtësi Gentrit Jaha kishte prekur topin me dorë.
Situata u vështirësua për skuadrën vendase në minutën e 36-të, kur Fatmir Rexhaj mori karton të kuq direkt dhe Feronikeli ’74 mbeti me dhjetë futbollistë.
Megjithëse luajti në epërsi numerike për pjesën tjetër të takimit, Llapi nuk pati sukses ta shfrytëzonte këtë avantazh për të shënuar golin e triumfit.
Feronikeli ’74 u mbrojt me sukses dhe e ruajti portën të paprekur deri në vërshëllimën e fundit, duke marrë një pikë nga kjo ndeshje.
Me këtë rezultat, të dyja ekipet arkëtuan nga një pikë në duelin e xhiros së nëntë të elitës së futbollit kosovar.






