Fadairo shkëlqen ndaj Vllaznisë dhe tregon ndryshimet mes Partizanit e Dinamos: Daja është shumë detajist

Partizani mori një fitore 2-3 në transfertë ndaj Vllaznisë, në takimin e javës së 3-të të “Abissnet Superiore”, të zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”. Pas ndeshjes, “Lojtari i Ndeshjes” dhe autori i golit të parë të të kuqve, David Fadairo, foli për paraqitjen e tij dhe skuadrën.

Të lidhura

None found

“Për mua nuk ishte e vështirë, pasi më parë kam luajtur me djemtë e Partizanit, edhe pse gjatë verës isha pjesë e Dinamos. Human ndodhet këtu, ndërsa edhe Doumbia është me ne, ndaj gjërat bëhen më të lehta. Trajneri më jep liri në fushë. Sigurisht, unë ndjek udhëzimet e tij, por njëkohësisht kam mundësinë të luaj duke përdorur edhe fantazinë time.

Besoj se kemi mundësi të shkojmë larg. Për ta arritur këtë, na duhet besimi, veçanërisht ai që na ndihmon të ndërtojmë lojën për të cilën po punon trajneri. Këtë fitore ia kushtoj zotit Rrok Gjoka, një mik i klubit që po përballet me probleme të vështira shëndetësore.

Sa i përket krahasimit me Dinamon, ku luajta gjatë verës në Evropë, ndryshimi për mua është se te Partizani pozicionohem më pranë portës. Në aspektin e ekipeve, Dinamo është më e orientuar te taktika. Te ajo skuadër punohej shumë në planin taktik. Trajneri Daja është tepër i vëmendshëm ndaj detajeve, por edhe ai më lejonte të isha vetvetja. Më ka ndihmuar shumë dhe dinte ta shfrytëzonte forcën time; më kërkonte të avançoja dhe të godisja.

Duhet të qëndrojmë të bashkuar të gjithë, bashkë edhe me tifozët. Edhe te Partizani po bëhet një punë e mirë, por trajneri është i ri dhe ka nevojë për kohë. Jam i bindur se, me kalimin e kohës, do të arrijmë gjithçka”, u shpreh Fadairo.


sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisholiganbetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis