EURO 2020/ Zvicër – Turqi, formacionet zyrtare

Zvicër – Turqi, do jetë supersfida që do zhvillohet në kuadër të raundit të tretë për “Euro 2020”.

Asnjëra nga dy skuadrat nuk e ka siguruar kualifikimin, andaj e kanë të domosdoshme fitoren.

Zvicra duhet të mposht Turqinë dhe të shpresojë në një humbje të thellë të Uellsit ndaj Italisë që të kualifikohet nga vendi i dytë.

Ndërsa, Turqia që ka humbur dy ndeshjet e para ka nevojë për pikët e plota, pastaj të shihet nëse do arrijë të kualifikohet nga pozita e tretë.

Formacionet zyrtare:

Zvicër: Sommer; Widmer, Elvedi, Akanji, Embolo, Seferovic, Xhaka, Rodriguez, Zuber, Shaqiri.

Turqi: Çakir; Çeril, Demiral, Soyuncu, Tufan, Under, Çalhanoglu, Yilmaz, Kahveci, Ayhan, Muldur.


Shtuar 20.06.2021 16:51