EURO 2020/ Pedri fiton çmimin “futbollisti i ri më i mirë”

Italia ka fituar Kampionatin Evropian pasi mposhti Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.

Pas përfundimit të ndeshjes UEFA, ka zgjedhur futbollistët më të mirë të turneut.

Spanjolli Pedri ka fituar çmimin si “futbollisti i ri” më i mirë i Euro 2020.

Përkundër eliminimit të Spanjës në gjysmëfinale, mesfushori u dallua për lojën e tij të mirë e sidomos për kilometrat e shumta të përshkruara në gjdo ndeshje, dhe tregoi saktësi të madhe në pasime.

18-vjeçari ishte ‘dirigjent’ i lojës së spanjollëve dhe me plot meritë ka fituar çmimin si futbollisti më i mirë i ri në Euro 2020. /

Shtuar 12.07.2021 09:45