Euro 2020: OBSH e shqetësuar për infektimin e tifozë, bën apel për monitorim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar një monitorim më të mirë të spektatorëve të kampionatit europian të futbollit

Në një deklaratë për shtyp, drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, u shpreh se një javë më parë numri i rasteve të reja u rrit me 10% për shkak të rritjes së numrit të udhëtimeve.

Ai u shpreh se miliona njerëz nuk janë vaksinuar ende dhe varianti Delta e i Covid po përhapet shumë shpejt në Europë.

Apeli i përbashkët i ekspertëve është vaksinimi i sa më shumë njerëzve të jetë e mundur, dhe aktualisht vaksinat e miratuara nga Agjencia Europiane për Mjekimet janë katër.

Por vatrat e infektimit po shtohen kudo: Britani e Madhe, Francë, Rusi, Portugali, Spanjë dhe Itali. Brukseli i ka kërkuar shteteve anëtare që të koordinohen në rast emergjence.

Qendra europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve u shpreh se brenda fundit të muajit gusht, varianti delta do të përfaqësojë 90% të rasteve të reja me Covid në Bashkimin Europian. Deri tani 63% e europianëve duhet ende të marrin dozën e parë të vaksinës.


Shtuar 2.07.2021 15:24