Është kthyer në një idhull në “Bernabeu”, Reali gati rinovimin e kontratës me Vinicius.Jr

Përpos transferimeve dhe largimimeve, Real Madridi është duke punuar edhe për disa rinovime të rëndësishme.

Një ndër lojtarët që po punohet për të rinovuar është ylli brazilian Vinicius.Jr.

21-vjeçari, sipas “Goal” është pranë hedhjes së firmës në kontratën e re që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028.

Sulmuesi ishte një lojtar kyc sezonin e kaluar kur Reali fitoi kampionatin dhe Champions League, pikërisht me një gol të Vinicius ndaj Liverpool.

Anësori e mbylli seznon me 22 gola dhe 16 asistime në 52 ndeshje të luajtura, i dyti pas Karim Benzema që bëri një sezon fenomenal. /albeu.com