Ernis Qestaj, sulmuesi 19-vjeçar nga Kosova, ka bërë hapin e radhës në karrierë, pasi është transferuar te Karlovac, klub që garon në kategorinë e dytë të futbollit kroat.
Talenti kosovar i bashkohet skuadrës së re pas përfundimit me marrëveshje të kontratës së tij me NK Slaven Belupo. Ai ishte bërë pjesë e ekipit nga Koprivnica në verën e vitit 2024, kur u transferua nga Phoenix i Kosovës.
Të lidhura
None found
Në edicionin e fundit, Qestaj zhvilloi gjithsej 6 ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Slaven Belupos, prej tyre 5 në kampionat dhe 1 në Kupën e Kroacisë.
Te Karlovaci, ai pritet të ofrojë freski në fazën sulmuese, më shumë alternativa në repartin ofensiv dhe garë më të madhe brenda skuadrës.
“Ernis, mirë se erdhe në Karlovac!”, thuhej në mesazhin e klubit kroat në momentin e prezantimit të futbollistit kosovar.
Qestaj është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës U19, me të cilën aktivizohet me shumë sukses.
