Eriksen pranë rikthimit tek ish-ekipi i tij

Danezi Eriksen që nga momenti ku pësoi një arrest karidak në fushën e lojës kur po luante me kombëtaren në Euro 2020, nuk është rikthyer ende të luaj apo të stërvitet.

Problemi i tij që ka në zemër nuk e lejon të luaj në Itali edhe nëse rreziku do të largohet. Eriksen fitoi zemrat e tifozëve zikaltër dhe gjithashtu emocionoi gjithë fansat e futbollit me situatën e tij të frikshme atë ndeshje .

Sipas “CorrieredelloSport” , 29-vjeçari do të shkëpusë kontratën me Interin dhe do të kërkojë një kalim tek Ajax. Kujtojmë se Blind bëri të njëjtën gjë kur luante për Manchester United, pasi pësoi goditjen në zemër ai u rikthye te Ajax ku luan edhe sot./H.LL/albeu.com


Shtuar 2.11.2021 09:17