Messi hedh poshtë kritikët, me supergol i siguron fitoren PSG-së (VIDEO)

Mbrëmje magjike për Lionel Messin sonte.

Ylli argjentinas ka realizuar një supergol ndaj Man City në fitoren 2-0 që arriti ekipi francez në Grupin A.

Argjentinasi me një të majtë spektakolare nuk i la asnjë shans Ederson në minutën e 74′.

Ndërkohë, golin e parë për PSG e shënoi Gueye në minutën e 8′.

Ndërkohë me këtë fitore, PSG ngjitet në vendin e parë me 4 pikë, ndërsa Man City zbret në vendin e  3-të. /albeu.com/

 


Shtuar 28.09.2021 22:54