E ardhmja e Ronaldos? Rooney: Nuk e shoh te Man City, por futbollit nuk i dihet

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney për “talkSport”, ka thënë se nuk e sheh ish bashkëlojtarin dhe mikun Cristiano Ronaldo.

Dyshja zhvilluan 209 ndeshje se bashku te Man United mes viteve 2004-2009, duke fituar tre herë Premierligën dhe një herë Ligën e Kampionëve, ndërsa fituan epitetin si legjenda të klubit.

Sidoqoftë, tani Ronaldo është shumë afër të kalojë të rivali lokal i ish klubit, Manchester City, me të cilët ka arritur marrëveshje për dy vite.

Rooney që tani është trajner i Derbyt, thotë se do shokohej nëse kjo do ndodhte.

“Është interesante, por nuk e shoh. Mendoj se Cristiano ka një legjendë te Mancehster United dhe e di sa krenar është si lojtar dhe person. Nuk e shoh, por në futboll nuk dihet”, deklaroi ai.

Mediat raportojnë se nëse Juventus pranon ta lirojë Ronaldon, atëherë kalimi te City do kompletohet brenda javës.


Shtuar 26.08.2021 20:49