E ardhmja e Hysajt, Giuffredi: Do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm

Elseid Hysaj po shqyrton pa u nxituar ofertat që ka marrë deri tani. Mbrojtësi do të largohet nga Napoli në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Milanit mbetet një opsion real për të ardhmen e 27-vjeçarit. Kalimi te kuqezinjtë do të ishte fantastik për lojtarin e kombëtares shqiptare, por ka interesim edhe nga Lazio e Roma.

Agjenti i anësorit të djathtë, Mario Giuffredi ka folur rreth së ardhmes së Hysajt në një prononcim për Radio Kiss Kiss.

“Besoj se Hysaj do të transferohet në një klub që do të luajë në Champions League, por nuk është e thënë se do të ndodhë pikërisht kështu.

Kemi shumë opsione që po i vlerësojmë me kujdes, kemi kohë për të bërë zgjedhjen e duhur, është akoma herët“ , deklaroi agjenti i shkodranit.


Shtuar 9.04.2021 09:56