Dybala më afër se kurrë Interit, raportohet se ka blerë shtëpi në Milano

E ardhmja e Dybala duket gjithmonë e më pranë Interit.

Sipas “Calciomercato”, sulmuesi argjentinas ka blerë një apartament në Milano, në një ndërtesë në katin e pestë pranë selisë së klubit zikaltër.

Blerja e kësaj prone thuhet se ka përfunduar muaj më parë, gjë që mund të sugjerojë një dëshirë specifike të Dybala për t’u lidhur me projektin zikaltër pas përfundimit të përvojës së tij te Juventus./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.05.2022 14:46