Dybala kërkon 12 milion euro në sezon, klubi nuk është i gatshëm t’i dorëzohet kërkesës

Rinovimi i Dybala është kthyer në telenovelë në shtëpinë e Juventusit. SportMediaset raporton se klubi nuk është i gatshëm t’i dorëzohet kërkesës prej 12 milionë në sezon.

Kontrata e argjentinasit me Juventusin skadon në vitin 2022, pra në fund të këtij sezoni dhe klubi torinez rrezikon ta humbasë falas sezonin e ardhshëm.

Vullneti për të vazhduar së bashku, në të dyja anët, nuk mungon, madje Allegri e konsideron konfirmimin e La Joya një përparësi, por për momentin ka ende distancë midis ofertës dhe kërkesës.

Dybala synon të rrëmbejë një pagë prej 12 milion në sezon përfshirë bonuset, klubi nuk është i gatshëm të shkojë përtej 9-10. /albeu.com/


Shtuar 6.09.2021 13:41