Dumfries bën që emri i Hakimit të “zhduket” nga zikaltërit

Denzel Dumfries u afrua tek zikaltërit këtë sezon si një zëvendësues i Hakimit.

Hakimi fitoi direkt zemrat e zikaltërve me një performancë perfektë nën drejtimin e Contes. Por këtë verë ai u largua në merkaton verore në drejtim të PSG-së. Ky largimi preku shumë tifozët zikaltër pasi ishte një nga të preferuarit e tifozerisë. Marotta solli në Milano Dufries, anësorin holandez i cili luante për PSV.

Tifozeria zikaltër nuk kishte besim tek ky transferim pasi ishin të bindur se Hakimi nuk mund të zëvendësohej me asnjë lojtar. Fillimi i Dumfries ishte i vështirë pasi nuk po ambientohej dot me taktikat e lojës dhe kampionatin italian.

Kohët kaluan dhe sot Dumfries ka “futur” në kllapa marokenin. I shpejtë, i palodhur, luftarak, i fuqishëm, një ndihmesë e madhe në mbrojtje por edhe në sulm. Inzaghi e ka ringjallur anësorin dhe tashmë ai është një armë më shumë në rrugëtimin zikaltër./h.ll/albeu.com


Shtuar 18.12.2021 12:17