“Dridhet” Juventusi, ylli i ekipit konsideron kalimin te Barcelona

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt është duke konsideruar të ardhmen në Torino dhe mund të jetë i hapur për kalimin te gjiganti spanjoll, Barcelona.

Holandezi ka kaluar dy edicione te Juventus, ndërsa vazhdon të kërkohet me ngulm nga katalunasit.

Sipas Catalunya Radio, De Ligt nuk është shumë i rehatshëm në Itali dhe do ishte i hapur për transferimin te Barcelona.

Raporti zbulon se De Ligt dëshiron të ribashkohet me ish bashkëlojtarin, Frenkie de Jong.

Sidoqoftë, pavarësisht interesimit të mbrojtësit, marrëveshja do jetë mjaftë e vështirë që të arrihet.

Juventus e vlerëson kartonin e De Ligt në vlerë prej 67.5 milionë funte (58.3 milionë euro) dhe duke marrë parasysh borxhet e Barcelonës, atëherë mundësia e vetme shihet shkëmbimi me ndonjë lojtarë.


Shtuar 25.05.2021 15:09