Edhe pse dukej si e bërë Igli Tare është më larg postit të drejtorit sportiv të Milnait. Në orët e fundit kandidatura e shqiptarit ka dalë në plan të dytë pasi Xhorxho Furlani preferon Fabio Paratiçin.
Ndërsa nga ana tjetër ish-trajneri i Interit, Andrea Stramaçoni, i cili tashmë është opinionist i “DAZN” ka lobuar për shqiptarin duke argumentuar:
“Mendoj se nga emrat që kanë dalë në publik them se ai i Igli Tares është më i përshtatshmi. Ai është një figurë e fortë dhe do të ishte një ndihmë është për trajnerin. Së bashku me Ibrën mendoj se do të ishte i aftë që të vendiste në rrjesht ndonjë individ që sjell shqëtësime me sjelljen në skuadër”.