Dortmund fiton me përmbysje në shtëpinë e Frankfurt (VIDEO)

Dortmund ka marrë një fitore spektakolare sot ndaj Frankfurt-it.

Pjesa e parë ka përfunduar në rezultatin 2-0 për vendasit ku Borre ka shënuar një dopietë. Golat u shënuan në minutën e 15-të dhe të 24-të duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të konsiderueshëm.

Pjesa e dytë ishte komplet tjetër gjë ku në minutën e 71-të Hazard ngushton rezultatin pas një asistimi nga Haaland. Në minutën e 87-të ishte i talentuari i ekipit Bellingham i cili barazon rezultatin në 2-2.

Për të mos mjaftuar me kaq, Dahoud shënon golin e fitores për Dortmund në minutën e 89-të dhe i jep tre pikë me vlerë ekipit të tij.

Tashmë Dortmund është vetëm 6 pikë largë nga vendi i parë i cili mbahet nga Bayern Munich./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.01.2022 20:36