Donis Avdijaj kthehet nga suspendimi dhe shënon për Hartbergun

Sulmuesi shqiptar, Donis Avdijaj, ishte i suspenduar në dy ndeshjet e kaluara për shkak të kartonit të kuq, por sot u kthye duke shënuar gol.

Avdijaj realizoi gol në disfatën e Hartbergut në shtëpi nga Sturm Graz me rezultatin 3-1.

Sulmuesi ka shtatë gola në Bundesligën austriake, ndërsa sot shënoi golin për 2-1 në minutën e 73-të, por skuadra e tij nuk ia arriti të rikthehej.

Avdijaj e kompletoi këtë ballafaqim, ndaj Sturm që ka 32 pikë dhe po kërkon titullin e kampionit.

Hartbergu është në grupin që po lufton për titull kampioni, por aktualisht ka 18 pikë në vendin e gjashtë. /Telegrafi/


Shtuar 14.04.2024 18:05