Fabrizio Romano: CR7 kërkon largimin nga Juve dhe nuk luan ndaj Udineses (FOTO LAJM)

Juventus po udhëheq 0-1 në transfertë ndaj Udineses por ajo që bie në sy ishte mungesa e Ronaldos në formacion.

Ronaldo gjendej në pankinë dhe kjo jo për arsye dëmtimi apo taktike e trajnerit.

Sipas asaj që raporton, vetë Ronaldo ka kërkuar te tekniku i Juventusit që ta lërë në stol.

Kjo pasi futbollist ka në plan që të largohet përfundimisht nga bardhezinjtë në ditët e ardhshme dhe nuk është i fokusuar më tek ta.

Por problemi kryesor qëndron në faktin se te klubi italian nuk ka oferta zyrtare për Ronaldon. /albeu.com/


Shtuar 22.08.2021 18:53