Dita e shortit të Kupës së Shqipërisë, sytë nga goglat për gjysmëfinalet

Katër ekipe në garë për një trofe, i dyti më i rëndësishëm në vend. Kupa e Shqipërisë mëson sot rrugëtimin e pjesës së mbetur të këtij kompeticioni, teksa pritet të hidhet shorti i gjysmëfinaleve.

Në orën 11:00, në ambientet e sallës së konferencave në “Air Albania Stadium” do të tërhiqen goglat dhe të gjithë presin me interes çiftet që do të përballen me njëra-tjetrën.

Në garë është Teuta, fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë, që do të kërkojë ta fitojë sërish këtë trofe. Durrsakët janë në garë edhe për titullin kampion, sikurse edhe Laçi e Vllaznia, që janë pjesë e gjysmëfinaleve.

Ekipi tjetër i kualifikuar në këtë fazë është Skënderbeu, që rrezikon rënien në Kategorinë e Parë. Fitimi i Kupës së Shqipërisë do të ishte një fitore e madhe për korçarët, që do shlyenin edhe një vit tjetër nga dënimi i UEFA-s.

Shtuar 2.04.2021 09:04