Disa ekipe angleze në garë për Damsgaard, Sampdoria nuk ka ndërmend të bëj ulje

Te Sampdoria po mbërrijnë kërkesa të shumta për informacion, veçanërisht nga Premier League, për “xhevahirin” danez, Mikkel Damsgaard, por klubi gjenovez nuk dëshiron ta shesë. Vetëm nëse arrin një propozim mbi 35 milionë euro, mund të nisin negociatat.

Lista e pretendentëve të mundshëm është e gjatë në Angli, nga Liverpooli, Tottenham e deri tek Aston Villa dhe Leeds Uited.

Sigurisht që klubi me pronar Massimo Ferreron duhet të arkëtojë një shumë të majme para se të hidhet në sulm për përforcime të reja, por pavarësisht kësaj, drejtori i ri sportiv, Faggiano, së bashku me menaxherin e zonës teknike, Osti, po punojnë për të identifikuar profilet e duhura për rreshtimin 4-2-3-1 të aplikuar nga D ‘Aversa gjatë fazës përgatitore.


Shtuar 2.08.2021 13:45