Dinamo gjen trajnerin e ri, ia merr një klubi të Superiores

Klubi i Dinamos ndryshon përsëri trajner. Klubi kryeqytetas i ka dhënë fund edhe marrëveshjes me italianin Rodolfo Vanoli dhe do ia besojë stolin një trajneri shqiptar.

Panorama sport ka mësuar se kryeqytetasit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Nevil Deden dhe do te jetë ky i fundit qe do të drejtojë ekipin në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

Një zgjedhje e bujshme duke pasur parasysh se Dede në sezonin e kaluar drejtoi ekipin e Erzenit me sukses drejt Superiores dhe pritej që ta drejtonte edhe në elitë

Me sa duket rrugët e trajnerit me shijakasit janë ndarë dhe nga kjo ka përfituar Dinamo që do ta bëjë atë drejtuesin e projektit të ri që ka nisur në klubin kryeqytetas.

NEVIL DEDE

 


Shtuar 17.06.2022 17:40