Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi përmes një komunikimi me mediat lidhur me përdorimin e dhunës policore ndaj studentëve.
Ai i bëri thirrje Prokurorit të nisë hetimet ndaj efektivëve, duke i akuzuar se po sillen në mënyrë barbare me protestuesit.
Të lidhura
None found
Berisha kërkoi që punonjësit përgjegjës të dalin para drejtësisë, ndërsa prokuroria të marrë në dorëzim planin e shpërndarjes së forcave të rendit. Sipas tij, duhet të identifikohen edhe “vrasësit me pagesë 2500” që qëllojnë protestuesit paqësorë në sy, ballë ose gjoks, ndonëse armët lejohen të përdoren vetëm ndaj gjymtyrëve të poshtme.




