Real Madridi po mendon ta rikthejë Nico Pazin në “Santiago Bernabeu” në vitin 2027, duke përdorur opsionin e riblerjes me vlerë 80 milionë euro, ka bërë të ditur gazetari spanjoll Ramon Alvarez.
Paraqitjet e mesfushorit argjentinas me Comon, ku drejtohet nga Cesc Fabregas, kanë qenë mbresëlënëse dhe e kanë afruar më shumë mundësinë e rikthimit të tij te klubi madrilen.
Të lidhura
None found
Klubi spanjoll ka filluar të hartojë planet për sezonin 2027/28, ndërsa prioritetet kryesore lidhen me përforcimin e mbrojtjes dhe repartit të mesfushës. Në vëmendjen e drejtuesve janë edhe futbollistët e dalë nga akademia e Real Madridit, të cilët po zhvillohen në skuadra të tjera.
Pazi është bërë një nga lojtarët kryesorë të Comos këtë sezon, me katër gola dhe pesë asistime në 10 ndeshje.
Real Madridi njoftoi zyrtarisht në qershor se kishte mbajtur të drejtën e njëanshme për ta rikthyer 22-vjeçarin për edicionin 2027/28.
Nëse vendos ta aktivizojë këtë klauzolë, klubi madrilen mund ta transferojë përsëri mesfushorin në radhët e veta.
Megjithatë, rikthimi në Madrid nuk do t’i siguronte automatikisht një vend titullari, pasi konkurrenca në mesfushën e Real Madridit vazhdon të jetë e fortë.






