Abbas pas barazimit me Teutën: Po përshtatemi me idetë e trajnerit të ri

Elbasani doli me një pikë nga transferta e vështirë në stadiumin “Niko Dovana”, ku u përball me Teutën në një ndeshje që përfundoi 0-0. Mesfushori verdheblu Ibrahim Abbas u shpall “Lojtari i Ndeshjes” dhe foli për mediat pas sfidës.

“Faleminderit të gjithëve. E dinim se na priste një ndeshje e vështirë, pasi luanim ndaj skuadrës që kryeson kampionatin. Rezultatet dhe paraqitjet tona pozitive na japin besim për sfidat e ardhshme.

Të lidhura

None found

Nuk jam vetëm unë që e ndihmoj Boriçin te Elbasani; kontribut japin të gjithë lojtarët, si edhe rregulli i ri, i cili po u krijon mundësi të rinjve shqiptarë.

Kemi vetëm tri ditë që punojmë me trajnerin e ri. Si grup po bëjmë çmos të përshtatemi me skemat e tij të reja. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Abbas.


Shtuar më 24.10.2026 21:36