Nga Komisariati nr. 2 në Tiranë, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se mes të arrestuarve është edhe fotoreporteri amerikan Michael Moates. Sipas saj, arrestimi i tij lidhet me regjistrimin e veprimeve të policisë.
Zhupa ndodhet në ambientet e komisariatit së bashku me kolegun Besart Xhaferri, pas raportimeve se gjatë tubimeve të fundit janë ndaluar protestues.
Të lidhura
None found
Në reagimin e saj, deputetja akuzoi policinë për dhunë ndaj qytetarëve dhe terror në qytet. Ajo shprehu shqetësim për trajtimin si të pjesëmarrësve në protesta, ashtu edhe të atyre që dokumentojnë zhvillimet në terren.
Duke bërë thirrje që të mos kursehen, Zhupa pretendoi se policia dhunon dhe arreston këdo. Për Michael Moates, ajo u shpreh se i vetmi “krim” i fotoreporterit amerikan ishte filmimi i veprimeve policore, të cilat i cilësoi si barbarizma.




