Diego Costa debuton me gol te skuadra e re dhe e shpëton nga humbja (VIDEO)

Atletico Mineiro barazoi 1-1 në transfertë ndaj Bragantinos në javën e 13 të kampionatit brazilian falë një goli të shënuar nga sulmuesi spanjollo-brazilian, Diego Costa, i cili bëri debutimin e tij me gol në ndeshjen e parë për të.

Ai realizoi në minutat e fundit duke shpëtuar skuadrën e tij nga humbja e cila deri në ato momente po humbiste 1-0. /albeu.com/


Shtuar 30.08.2021 17:19