Di Maria u detyrua t’u kërkojë falje tifozëve të Juventusit

Monza befasoi Juventusin sot duke e mposhtur 1-0.

Në shumë mënyra, detyra e Monzës u lehtësua nga largimi i Angel Di Maria në fund të pjesës së parë teksa lojtari argjentinas goditi kundërshtarin për të cilin mori karton të kuq.

“Unë jam profesionist, por jam edhe një person që mund të bëj gabime. Përgjigja ime ishte e pamjaftueshme. Më duhet t’u kërkoj falje të gjithëve, e lashë skuadrën, e lashë në pakicë në një moment shumë të vështirë të kampionatit. Është faji im, më vjen keq”, citon lojtari për Gazzetta dello Sport. /albeu.com

Video: Juventus' Angel Di Maria sent off for elbow against Monza