Di Maria sinjale largimi nga Kombëtarja? Jep mesazhin për të gjithë

Angel Di Maria luajti si zëvendësues ndaj Venezuelës ku Argjentina fitoi me rezultatin 3-0. Angel i aktivizua në minutën e 70-të, shënoi në minutën e 79-të dhe asistoi në golin e tretë për Messin në minutën e 82-të.

Por ai mesa duket është duke menduar seriozisht për t’i thënë lamtumirë kombëtares Argjentinase. Mesfushori i PSG-së ka bërë një postim në rrejtin e tij social.

Unë do të them vetëm faleminderit për dashurinë e madhe të marrë, gjithmonë kam ëndërruar për gjithçka që kam përjetuar në këtë natë të bukur. Ndoshta është ndeshja ime e fundit me këtë fanellë në Argjentinë. Dhe të thuash që ishte një natë e mrekullueshme është një nënvlerësim.

Faleminderit, faleminderit dhe faleminderit një mijë herë. Tani dua të përgëzoj të gjithë ekipin për ndeshjen e fundit të luajtur. Mendoj se gjithçka ishte perfekte. Ne duhet të vazhdojmë të rritemi dhe të ëndërrojmë së bashku. Forza Argjentina!”

Argjentina luajti ndeshjen e saj të fundit në shtëpi, pasi tashmë të radhës ajo do ta luaj në Katar, aty ku do të zhvillohet Kupa e Botës./ h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ángel Di María (@angeldimariajm)


Shtuar 26.03.2022 15:46