Derbi i parë i sezonit i gjen trajnerët në presion, Bratu dhe Klafuriç konfirmojnë formacionet e Partizanit e Tiranës

Partizani dhe Tirana përballen në stadiumin “Air Albania” në derbin e parë të sezonit 2026-2027 në elitën e futbollit shqiptar. Pak para nisjes së sfidës, Florin Bratu dhe Dean Klafuriç kanë bërë publike 11-shet titullare.

Të lidhura

None found

Pas pesë javësh në Abissnet Superiore, Tirana renditet në vendin e 6-të me 5 pikë, një bilanc që nuk përputhet me pritshmëritë e klubit bardheblu.

Situata është edhe më e vështirë për Partizanin, që ka grumbulluar 4 pikë dhe ndodhet në pozicionin e 8-të. Rezultati i derbit mund të ndikojë drejtpërdrejt te e ardhmja e dy trajnerëve, të cilët janë të rrezikuar për shkak të rezultateve të deritanishme.

Formacioni i Partizanit: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Aliu, Ismaili, Skuka, Himallari, Human, Marku, Ogunleye, Mija.

Trajner: Florin Bratu.

Formacioni i Tiranës: Bekaj; Ndong, Krymi, Myslovic, Daci, Vitija, Xhixha, Qerimaj, Hazrollaj, Ilievski, Stanic.

Trajner: Dean Klafuriç.