Dëmtimi ndaj Uruguait i kushton shtrenjtë Spanjës, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

Spanja ka marrë një goditje të rëndë në Kupën e Botës 2026, pasi mesfushori ofensiv Yeremy Pino pësoi një dëmtim serioz në përballjen e raundit të tretë ndaj Uruguait dhe nuk do të jetë më i gatshëm për pjesën e mbetur të turneut.

Sipas asaj që raporton Marca, aventura e Pinos në këtë Botëror duket se ka përfunduar, pasi ai ka pësuar frakturë në klavikulë gjatë suksesit 1-0 të Spanjës ndaj Uruguait, takim në të cilin futbollistët spanjollë u vunë vazhdimisht përballë ndërhyrjeve të ashpra fizike.

Të lidhura

None found

Anësori i Crystal Palace e nisi ndeshjen nga stoli, por më pas u aktivizua si zëvendësues dhe përjetoi një rrëzim të rëndë. Më vonë, ai u pa duke u larguar nga stadiumi me krahun në rrip.

Problemet nuk mbarojnë këtu për përfaqësuesen spanjolle, pasi raportohet se edhe Nico Williams ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor, çka e vë në pikëpyetje edhe vazhdimin e tij në pjesën e mbetur të garës.

Kjo situatë e lë Luis de la Fuenten pa alternativa në krahun e majtë, duke qenë se edhe Victor Munoz po përballet me shqetësime fizike.


meritkingGrandpashabet girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas