Dëmtimi i Benzema, reagon Dechamps: Optimist se do të jetë gati për Euro 2020

Përzgjedhësi i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps insiston se ishte vendimi i tij për të nxjerrë Karim Benzeman nga fusha në miqësoren ndaj Bullgarisë.

Sulmuesi i Real Madridit pas afro gjashtë viteve mungesë u ftua te Franca për “Euro 2020”, ndërsa dje pësoi lëndim në miqësoren ndaj Bullgarisë.

Olivier Giroud zëvendësoi ish yllin e Lyonit dhe ia doli mjaftë mirë duke shënuar dy herë.

Sidoqoftë, mbështetësit e Francës ishin të fokusuar te gjendja e Benzemas, ngase ka frikë nëse ky i fundit nuk do jetë i gatshëm për Kampionatin Evropian.

Pavarësisht shqetësimeve Deschamps është optimist se qendërsulmuesi do jetë gati.

“Ai mori një goditje të mirë në muskujt para gjurit. Ai u ndal se luajturi sepse e ndjeu fortë dhe stafi mjekësorë janë në anën e tij”.

“Kemi nivel të lartë të stafit mjekësore, do bëjmë gjëra të drejta. Do bëhet mirë ditë pas ditë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nuk ka asgjë dramatike”, tha ai.

Franca do përballet me Gjermaninë në ndeshjen e parë të grupit të martën tjetër.


Shtuar 9.06.2021 09:22