Situata e ndodhur mes Ousmane Dembele dhe Barcelonës, çdo ditë e më shumë po përkeqësohet dhe tensionet mes palëve po rriten.
Sulmuesi francez nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me katalanasit, me drejtuesit që ia kanë bërë të qartë largimin që në merkaton e janarit, kjo gjë nuk është pranuar nga lojtari, i cili është kthyer në një problem për Xavi Hernandez.
Dembele ka disa ditë që nuk i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe kjo gjë ka nervikosur edhe drejtuesit e skuadrës, të cilët shikojmë që përveç kësaj mund ta humbasin lojtarin në merkaton e verës dhe të mos fitojnë asgjë.
Pak ditë më parë Dembele publikoi një letër ku pretendoi se po shantazhohet nga Barcelona, ai tha se ka kontratë me klubin dhe përderisa është në klub do të bëjë më të mirën e tij për Barcelonën.
Megjithatë, mos paraqitjet e tij në stërvitje me Barçën kanë ngritur shumë pikëpyetje me lojtarin që pretendon se është i sëmurë.
Barcelona ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku ka sqaruar se Dembele ka probleme gastrike.
“Lojtari i ekipit të parë, Ousmane Dembélé, nuk u paraqit këtë mëngjes në Ciudad Deportiva Joan Gamper, pasi pati probleme gastrike”, ka shkruar Barça në Twitter./ h.ll/albeu.com
[COMUNICADO MÉDICO]
El jugador del primer equipo Ousmane Dembélé no se ha presentado esta mañana en la Ciudad Deportiva Joan Gamper, tal y como estaba citado, por una indisposición gástrica pic.twitter.com/ZwXmkXi71u
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) January 23, 2022